Menaxheri i Khabib ka një lajm fantastik për McGregor

Boksi

Menaxheri i Khabib ka një lajm fantastik për McGregor

Më: 2 janar 2019 Në ora: 09:06
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Viti 2019 duket se premton një spektakël në sport.

Ky vit pritet që të sjell përballje mjaftë interesante në kategori të ndryshme të sportit.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, janë shumë afër të ripërballen.

Pas kreut të Dana White, që konfirmoi se meçi mund të organizohet në fillim të këtij viti, tani është edhe menaxheri i rusit, Ali Abdelaziz, që ka pohuar se ata janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje.

“Unë dhe ai (Dana White) jemi në kontakt për një ri-meç të mundshëm në fillim të këtij viti”, tha menaxheri i Khabib.

“Unë jam në kontakt edhe me grupin e Floyd (Mayweather) dhe ai nuk mund të thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Do të shikojmë se nga cila anë do të kemi më shumë interes dhe pastaj do ta caktojmë datën e përballjes”, ka shtuar më tej Abdelaziz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat