Ja sa merr pension selektori  i Kombëtares së Kosovës - Bota Sot
Ja sa merr pension selektori  i Kombëtares së Kosovës

Boksi

Ja sa merr pension selektori  i Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:52
Ilustrim

Shefki Bogujevci është selektor i kombëtares së Kosovës në boks. Shefkiu ka pasur një karrierë të pasur sportive dhe e ka nisur në Spartak të Suboticës në Vojvodinë, që është në kufi të Hungarisë! “Në vitin 1969 deri 1973 boksova në Spartak të Suboticës. E kam kryer edhe shkollën hekurudhave, ndërsa në vitin 1973 jam ardhur në KBO Prishtina dhe kam boksuar deri në vitin 1978. Nga viti 1978 kam qenë edhe trajner i boksit e deri më sot”, ka thënë Shefkiu. Një kohë ka punuar edhe në hekurudhën e Fushë-Kosovës.

Image

Shefki Bogujevci

“Kam punuar deri në vitin 2005 në hekurudhë të Fushë Kosovës, tani me patën larguar nga puna, por pastaj kryetari i Komunës së Fushë Kosovës me ka punësuar”, ka deklaruar ai. I lindur në vitin 1953 dhe tani ka 65 vjet, është në pension. “Jam në pension dhe marr 172 euro. Vështirë shumë vështirë me ia dalë me 172 euro”,  tha Bogujevci për gazetën kombëtare “Bota sot”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...