Përgjigja e boksierit të cilin e turpëroi Mayweatheri

Boksi

Përgjigja e boksierit të cilin e turpëroi Mayweatheri

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Japonezi Tenshin Nasukawa i është përgjigjur kërkesës së irlandezit Conor McGregorit për një meç, duke e pranuar një përballje të tillë. Ai ka thënë se është i nderuar edhe vetëm që irlandezi ia ka mbajtur mend emrin.

Pas humbjes turpëruese ndaj Floyd Mayweather në natën e Vitit të Ri, Nasukawa i ishte kërkuar një meç edhe nga irlandezi Conor McGregor.

Këtë gjë irlandezi e kishte bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter.

Edhe McGregor edhe Nasukawa janë mposhtur nga Floyd Mayweather gjatë dy viteve të fundit. McGregor u mposht në tetor edhe nga Khabib Nurmagomedovi, mirëpo tani duket se ai është i gatshëm ta harrojë atë meç.

Ndërsa, Nasukawa u ndesh me Mayweatherin në natën e Vitit të Ri, kur u turpërua duke pësuar disfatë qysh në rundin e parë, pas tri rrëzimeve të njëpasnjëshme. Japonezi filloi të qajë sapo përfundoi meçi.

McGregor e shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për t’i kërkuar Nasukawas një meç në kuadër në garës për artet e përziera marciale. Irlandezi ka kërkuar që ky meç të zhvillohet qysh para verës së këtij viti në Tokio.

“Unë dua të shkoj në Tokio për t’u ndeshur me Tenshin Nasukawan në një luftë të arteve të përziera marciale. Para kësaj vere. Ju lutem organizojeni këtë gjë, menjëherë. Sinqerisht, kampioni, kampioni. @UFC @ParadigmSM”, ka shkruar McGregor në Twitter.

Kërkesës së tij i është përgjigjur menjëherë japonezi, i cili e pranoi këtë sfidë, duke u shprehur i nderuar që McGregor ia ka mbajtur mend emrin atij dhe ia ka kërkuar një meç.

“I dashur Zotëri McGregor. Faleminderit shumë që e kemi mbajtur mend emrin tim. Ndihem i nderuar edhe thjesht nga fakti që po më konsideroni për një meç. 58 kilogramë, me rregulla të kikboksit dhe mund të ndeshemi në të ardhmen e afërt”, ia ktheu Nasukawa në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat