Namajunes sfidohet nga Andrade - Bota Sot
Namajunes sfidohet nga Andrade

Boksi

Namajunes sfidohet nga Andrade

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:05
Namajunes sfidohet nga Andrade

Kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52 kg), Rose Namajunas, do të mbrojt titullin kampion ndaj Jessica Andrade, duel që do të zhvillohet më 11 maj, në Brazil, në eventin UFC-237. Lajmin e ka konfirmuar sot presidenti i UFC-së, Dana White, që ka thënë se dy sportistet kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet publike ditët në vijim.

Namajunas, 8 fitore e 3 humbje në artet marciale mikse, e ka fituar titullin në nëntor të vitit 2017 dhe më pas e mbrojti atë në prill të vitit të kaluar. Për shkak të disa dëmtimeve, ajo nuk ka mundur të ngjitet në kafaz muajt e fundit, por tashmë është gati. Andrade, 19 fitore e 6 humbje në artet marciale mikse, do të duelojë në shtëpinë e saj dhe do të kërkojë të fitojë titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...