Nasukawa pranon sfidën me McGregor, por ka një kusht - Bota Sot
Nasukawa pranon sfidën me McGregor, por ka një kusht

Boksi

Nasukawa pranon sfidën me McGregor, por ka një kusht

Më: 8 janar 2019 Në ora: 23:00
Conor McGregor, Tenshin Nasukawa

Sportisti japonez i kickboxing Tenshin Nasukawa është kthyer në një personazh “VIP” këtë fillimvit edhe pse ai doli si humbës nga dueli i 31 dhjetorit ndaj boksierit Floyd Mayweather (sfida u zhvillua në boks). 24 orë më parë, Conor McGregor shkroi në faqen e tij zyrtare në “Twitter” se kërkonte me çdo kusht që të zhvillonte një duel me sportistin japonez, në Tokio, një sfidë në sportin e arteve marciale mikse.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigjja e Nasukawa, që ka surprizuar me deklaratën e tij.

“I dashur z.McGregor. Të falënderoj shumë që e mban mend emrin tim. Jam i nderuar që t’i ke marrë në konsideratë një përballje me mua. Një duel në peshën 58kg, me rregullat e kickboxing, do të ishte mundësia e vetme që ne të dy të sfidojmë njëri-tjetrin në të ardhmen”, ka replikuar 20-vjeçari Tenshin Nasukawa.

Pra, sportisti japonez është gati të duelojë sërish me një tjetër personazh të madh të sporteve luftarake, por këtë herë synon që këtë gjë ta bëjë në sportin e tij të preferuar. Për të evituar një tjetër poshtërim si ai ndaj Mayweather, në duelin e zhvilluar në boks (humbi me KO në raundin e parë).

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...