Woodley rikthehet në kafaz në UFC-235, ja ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion - Bota Sot
Woodley rikthehet në kafaz në UFC-235, ja ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion

Boksi

Woodley rikthehet në kafaz në UFC-235, ja ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:25
Tyron Woodley

Kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse, Tyron Woodley, do të rikthehet në kafaz për të mbrojtur kurorën më 2 mars, në eventin UFC-235. Woodley, 19 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierën e tij do të mbrojë titullin kampion ndaj Kamaru Osman. Dueli ende nuk është zyrtarizuar nga UFC-ja, por gjithçka është thuajse e mbyllur dhe kjo përballje pritet të jetë sfida kryesore e këtij eventi, që do të zhvillohet në Las Vegas.

Osman, 31 vjeç, konsiderohet si një rival i fortë për Woodley, pasi nuk humbet në kafaz që prej vitit 2013 dhe ka korrur 13 fitore radhazi në pesë vitet e fundit. Woodley e ka fituar titullin kampion në korrik të vitit 2016 dhe që prej asaj dite e ka mbrojtur 4 herë gjerdanin, ndërkohë që nuk humbet në kafaz prej 7 duelesh.

Ndaj dhe Dana White, presidenti i UFC-së, po përpiqet të mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje, për të vënë përballë njëri-tjetrit dy nga sportistët më të mirë të këtij Divizioni. Dueli i fundit i Woodley në kafaz daton në shtator të vitit të kaluar (UFC-228), ndërsa Osman ka dueluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...