Selektori shqiptar me prejardhje nga Gjakova së bashku me Lah Nimanin, që e udhëhoqën ish Jugosllavinë! - Bota Sot
Selektori shqiptar me prejardhje nga Gjakova së bashku me Lah Nimanin, që e udhëhoqën ish Jugosllavinë!

Boksi

Selektori shqiptar me prejardhje nga Gjakova së bashku me Lah Nimanin, që e udhëhoqën ish Jugosllavinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:46
Bruno Hrastinski ish selektor në vitet e 80-ta

Historia është interesante e sportistëve shqiptarë! Disa e dinë se Bruno Hrastinski ka prejardhje shqiptare dhe është nga Gjakova, por disa nuk kanë njohuri! Bruno ka qenë selektor i reprezentacionit të ish Jugosllavisë në boks në vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Nënkampioni i botës në vitin 1978, Mehmet Bogujevci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, si dhe Afrim Majanci, ish boksier i mirënjohur, tregojnë se Bruno ka qenë shqiptar por nënën e ka pas kroate.

“Bruno e ka pas babin shqiptar, Cana Begun dhe është me prejardhje nga Gjakova, pra e familjes Kryeziu (e regjisorit Ekrem Kryeziu). Bruno ka qenë selektor atëkohë, kurse Lah Nimani trajner i parë. Ai më vonë ka ardhur në Kosovë, në Prishtinë dhe është takuar edhe me kushërinjtë e tij. Me sa e di unë, i ndjeri e mban mbiemrin e nënës kroate”, tha mes të tjera Bogujevci.

Image

Mehmet Bogujevci dhe Lah Nimani

Majanci tregon një detaj interesant për Brunon se çfarë i kishte thënë Lahut: “Bruno i ka treguar Lahit se është me prejardhje shqiptare. Ai i ka treguar në besë, ndërsa Lahu na tregon neve se kush është Bruno. Bruno është me prejardhje prej Gjakovës, nga familja e Cana Begut”. Bogujevci për gazetën kombëtare “Bota sot”, kujton edhe një detaj në vitin 1980, kur boksieri i asaj kohe, Kaçar kishte fituar medaljen olimpike, duke ia dedikuar Lah Nimanit.

Image

Afrim Majanci

“Sllobodan Kaçar ka fituar medalje olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe ka thënë se, kjo medalje i takon edhe trajnerit Lah Nimani”, kujton deklaratën Bogujevci të Kaçarit. Bogujevci tha se ka stërvitur me Brunon kur e kishte selektor në petkun e ish Jugosllavisë dhe trajner i parë ka qenë Lah Nimani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...