Marrëveshja, ja kur do të zhvillohet revanshi i titullit mes Wilder e Fury - Bota Sot
Marrëveshja, ja kur do të zhvillohet revanshi i titullit mes Wilder e Fury

Boksi

Marrëveshja, ja kur do të zhvillohet revanshi i titullit mes Wilder e Fury

Më: 13 janar 2019 Në ora: 06:09
Wilder dhe Fury

Frank Warren, promotori i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar sot se revanshi mes Fury dhe boksierit amerikan Deontay Wilder me shumë gjasa do të zhvillohet para muajit qershor, në Amerikë. Por, ndryshe nga hera e parë, ky duel i dytë mes dy boksierëve të pamposhtur në ring do të zhvillohet në Las Vegas.

Duket se për të dyja palët kjo marrëveshje është e kënaqshme, pasi Wilder do të ketë mundësi të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë para fansave të tij. Ndërsa Fury do të marrë një pagesë tjetër të majme duke dueluar në Las Vegas. Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim.

“Vendi do të jetë sërish Amerika, aty ku do të na ofrohen më shumë parà. Ne do të shkojmë aty ku është më e përshtatshme për të dyja palët dhe mendoj se brenda qershorit do të kemi edhe këtë sfidë të dytë”, u shpreh Frank Warren, që po kryen negociatat e këtij revanshi.

Të dy boksierët nuk kanë asnjë humbje në karrierën e tyre, me Wilder që numëron 40 fitore e 1 barazim, ndërsa Fury 27 fitore e 1 barazim. Në përballjen e parë, një gjyqtar dha pikëzimin 115-111 për Wilder, njëri 114-112 për Fury dhe i treti barazim, 113-113.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...