Zotohet Haxhi Krasniqi

Boksi

Zotohet Haxhi Krasniqi

Nga: K. G. Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:30
Haxhi Krasniqi

Boksieri më i mirë shqiptar, Haxhi Krasniqi, zotohet se do të bëhet kampion i botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Boksieri nga Juniku punon me përkushtim që të jetë sa më i gatshëm për sfidat e reja. Ai përmes një postimit në facebook, ka bërë të ditur, se misioni i tij është që të shpallet kampion i botës.

“Në 2019 dua të bëhem Kampion i Botës”, shkruan Krasniqi, i cili vitin e kaluar e kishte mbrojtur titullin EBU-së. Ai është në formë të mirë dhe pretendon se viti 2019 do të jetë vit i madh i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat