Broner: Unë di se si ta mposht Pacquiaon - Bota Sot
Broner: Unë di se si ta mposht Pacquiaon

Boksi

Broner: Unë di se si ta mposht Pacquiaon

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:43
Broner: Unë di se si ta mposht Pacquiaon

Më 19 janar, në Las Vegas, do të zhvillohet sfida e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “welter” (63.5-66.7kg) mes kampionit aktual të kategorisë WBA, boksierit filipinas Manny Pacquiao dhe sfidantit amerikan, Adrien Broner.  Një duel që parashikohet i fortë, por Broner mendon se do t’ia dalë mbanë të mposhtë ikonën e këtij sporti.

“Çdo boksier është ndryshe nga një tjetër, por unë di se si ta mposht Pacquiaon. Nuk kam sekrete në strategjinë time, por i premtoj se do ta vë të flerë gjumë përgjithnjë pas këtij dueli, pasi ka moshën për t’u tërhequr dhe to t’i marr titullin kampion”, u shpreh Adrien Broner, 33 fitore, 3 humbje, 2 barazime e një duel pa rezultat në karrierën e tij.

“Shumë njerëz mendojnë se fakti që Pacquiao është 40 vjeç do të më ndihmojë, por nuk mendoj për këtë gjë. Mjafton të shihni se si mayëeather, që është edhe më i vjetër, është i pamposhtur dhe fiton. Unë jam fokusuar të jem vetja dhe për sa kohë punoj e stërvitem ashtu siç di, do të jem fitues në ring”, tha Broner, 29 vjeç, 11 vjet më i ri se Pacquiao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...