Kush është boksieri më i madh i të gjitha kohërave?

Boksi

Kush është boksieri më i madh i të gjitha kohërave?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:44
Mike Tyson dhe Muhamet Ali

Boksieri më i madh i të gjitha kohërave, Muhammed Ali, sot do të festonte ditëlindjen e 77-të po të ishte gjallë.

Legjendari, i cili po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 77-të, është votuar si boksieri më i madh i të gjitha kohërave, në një sondazh online në ‘SportBible’ vitin e kaluar.

Ali në këtë garë, kishte mundur bindshëm Floyd Mayweather dhe Mike Tyson.

I njohur si kampioni i popullit, Ali gjatë karrierës së tij numëronte 56 fitore, dhe vetëm pesë humbje.

Ai në vitin 1999, ishte kurorëzuar si ‘Sportisti i Shekullit’, pas një karriere në pabesueshme në boks, dhe për ndikimin e tij të madh në jetën e shumë njerëzve.

“Kampionët nuk janë bërë në palestra, kampionët janë bërë nga diçka që ata e kanë thellë brenda tyre – një dëshirë, një ëndërr, një vizion, ata duhet të kenë aftësi dhe vullnet, pro vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia”, kishte deklaruar Ali gjatë një interviste në vitin 1971, përcjell ‘lajmi.net’.

Muhammed Ali ndërroi jetë në qershor të vitit 2016 në moshën 74 vjeçare, për t’u nderuar nga bota e sportit si një legjendë absolute.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat