Në Hulu Theater, në Madison Square Garden në New York, boksieri 20-vjeçar, Reshat Mati, u ngjit në ring për herë të tretë në karrierën e tij në boksin profesionist.
Mati, i cili dëshiron që ta shndërrojë Nju Jorkun në një fortesë, u përball me boksierin 36-vjeçar nga Gana, Benjamin Borteye, transmeton Insporti. Ashtu siç edhe pritej, në këtë luftë triumfoi shqiptari, duke e nokautuar kundërshtarin dhe duke arritur fitoren e tretë në karrierë.
Ndryshe, 20-vjeçari shqiptar ka firmosur kontratë me promotorin e famshëm britanik Eddie Hearn, i cili është promotor edhe i superyllit të peshës së rëndë Anthony Joshua.