Wilder lë anash Furyn, ja me kë do të përballet

Boksi

Wilder lë anash Furyn, ja me kë do të përballet

Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:32
Deontay Wilder

Kampioni i WBC, Deontay Wilder duket se nuk do ta zhvillojë revanshin me Tyson Fury.

Është pritur që Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen në revanshin e duelit të 1 dhjetorit.

Megjithatë, amerikani së fundmi ka bërë një kthesë interesante dhe po mendon që t’i jap mundësinë për titullin WBC, boksierit Dillian Whyte.

Por, ka një “kusht” të cilin boksierin britanik duhet ta kryej sipas “bomberit të bronztë”.  Ai duhet të nënshkruaj me Al Haymon’s PBC, ku bën pjesë edhe Wilder.

“Mendoj se ai do të ishte një nga hapat më të mëdhenj në karrierën e tij” ka thënë Wilder.

“Nuk ka gjë më mirë sesa në Amerikë, përpara tifozëve amerikan” ka thënë tutje kampioni i WBC.

“Do të ishte lëvizje e mirë për të dhe do ta afronte për një përballje me mua. Mund ta shoh që tani” ka thënë ndër të tjerash Wilder.

Një opsion për Deontay është edhe Anthony Joshua por amerikani nuk është i interesuar të marrë më pak se 50% të fitimeve. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat