Pamje: Ryan Bader e mposht rusin Emelianenkon brenda 35 sekondave me nokaut brutal

Boksi

Pamje: Ryan Bader e mposht rusin Emelianenkon brenda 35 sekondave me nokaut brutal

Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:02
Pamje e shkeputur nga video

Ryan Bader shkroi historinë në Bellator MMA të shtunën mbrëma, duke e mposhtur Fedor Emelianenkon brenda 35 sekondave për titullin e kategorisë së rëndë.

Bader e nokautoi legjendën e MMA-së Emelianenkon pas vetëm 35 sekondave duke ia dhënë dy goditje brutale, për ta fituar titullin në kategorinë e rënë në Bellator. 

Ndeshja Bellator 214 mes Bader dhe Emelianenkos u zhvillua në Forum Ingleëood të Kalifornisë. Kjo ishte finalja e Bellator grand prix në kategorinë e rëndë, i cili nisi para një viti.

JUST LIKE THAT!!!! ??@RyanBader with the HUGE KO against Fedor Emelianenko!#Bellator214 pic.twitter.com/7fm2XFY1zh

— Bellator MMA (@BellatorMMA) January 27, 2019

Bader e tronditi Emelianenkon me goditjen e tij të parë, një të majtë të fuqishme. Pasi rusi ra në dysheme, Bader ia dha edhe disa goditje tjera, të cilat mjaftuan për ta kryer punën brenda 35 sekondave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat