Ja reagimi i Khabib Nurmagomedov pas dënimit

Boksi

Ja reagimi i Khabib Nurmagomedov pas dënimit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:06
Khabib Nurmagomedov

Komisioni i Sportit në Nevada (NSAC) e pezulloi me 9 muaj dhe e gjobiti me 500 mijë dollarë kampionin e botës në peshën e lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, pas incidentit që ai krijoi pas eventit UFC-229. Në atë event, kampioni rus mbrojti titullin kampion në artet marciale mikse pas duelit ndaj Conor McGregor (ky i fundit u dënua me 6 muaj pezullim dhe 50 mijë dollarë gjobë).

Në momentin që Komisioni mori vendimin, Khabib ishte në shtëpinë e tij, i shtrirë në divan. “Më zgjoni kur gjithçka të ketë përfunduar”, shkruan Khabib gjatë një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke ironizuar këtë vendim për ta pezulluar kaq gjatë. Duket sikur Khabib do t’ia fusë gjumit deri kur të përfundojë pezullimi, në mes të qershorit (ka mundësi që dënimi të reduktohet në 6 muaj nëse merr pjesë në një reklamë antibullizëm).

Ndërsa në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, kampioni rus është më i drejtëpërdrejtë dhe thumbon Komisionin, duke thënë: “Kudo ka politikë”. Ky koment ka ardhur pas vendimit që Komisioni i Sportit në Nevada mori për irlandezin, duke e pezulluar armikun e rivalin e tij Conor McGregor 6 muaj dhe gjobitur vetëm 50 mijë dollarë (mund të rikthehet që në prill në kafaz). Një dënim më i lehtë për McGregor krahasuar me atë të Khabib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat