Ylli që po shndrit në Çikago

Boksi

Ylli që po shndrit në Çikago

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:08
Karaqica

Një djalosh me zemër ta madhe dhe me plot motiv për të ushtruar sportet luftarake po loz nëpër arenat sportive në SHBA, respektivisht në Çikago ku edhe jeton e vepron. Ylli Karaqica i cili me prejardhje është nga Drenica por që nga viti 1999 për një jetë më të mirë ka migruar në SHBA dhe ku ka vazhduar me aktivitetet sportive sot është i respektuar në vendin ku jeton. Me sportet luftarake filloj të merret qysh nga mosha 9 vjeçare në Kosovë, njëherit me kikboks, kurse më pas edhe me Jijitsu, boks dhe MMA. Jeta e tij është interesante sepse ka ushtruar gjithnjë nën ombrellën e trajnerëve të njohshëm në këtë vend kurse ka arrit të fitoj edhe disa suksese që i kemi paraqit në intervistën e mëposhtme. Dëshirat e tij janë të shumta por ajo kryesorja është që të paraqitet një ditë në Golden Gloves ku edhe do të arrinte të fitonte.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Karaqica: Me sport kam filluar qysh nga mosha 9 vjeçare, kurse frymëzimin e kam marr nga daja i babës,  Fidair Berisha i cili ka qen kickboxer dhe tani trajner i suksesshëm i  klubit “Martial Arts” nga Fushë Kosova.

Në cilin klub u regjistruat dhe kur u futet në ring?

Karaqica: Klubi im ku kam filluar me aktivitete fizike ka qenë “Feronikeli” nga Drenasi me trajnerin tim Fadil Shishani, kurse në vitin 1999 me familje për një jetë më të mirë shkuam në Çikago të SHBA-së. Kështu në këtë vend për shkak angazhimeve që kam pasur në shkollimin tim por edhe në ambientimin në këtë vend të ri, më është dashur një kohë të larohem nga sporti. Kështu, pas 5 viteve fillova sërish me ushtrime por tani në “Combat Do Chicago” me trajnerin Master – Bob Schirmer dhe Andrew Krzeptowski.

Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Karaqica: Normal fillimi ka qen i vështirë por unë kisha motivim dhe ëndërr dhe vazhdoja maksimalisht përgatitjet dhe pritja shansin tim për tu fut në ring dhe ashtu ndodhi pas 3 viteve kur edhe u bëra kampion në Jiujitsu Midëest Tournament, kurse më pas triumfova edhe në FIGHT NIGHT LA BOXING ne disiplinën MMA. Ndeshja e pare nuk ishte edhe shume e vështirë për mua sepse kisha kohë që bëja sparring edhe stërvitje me disa garues më të mirë të MMA-së në USA dhe kjo më ndihmoj shumë.

Sukseset e juaja?

Karaqica: Midwest Tournament Champion Jiu jitsu dhe Combat Do si dhe 2010 Fight Night Winner MMA – La Boxing Oak Brook Event, vendi i 1

Ndeshja e radhës?

Karaqica: Jam duke ushtruar maksimalisht dhe po e pres shansin tim të ardhshëm për tu ndeshur, shpresoj shumë që në të ardhmen të paraqitem edhe në Golden Gloves, dhe për këtë kam të gjitha parakushtet sepse stërvitem edhe më njërin prej trajnerëve më të mirë në SHBA dhe botë, Greg Sozynski.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Karaqica: Të them drejtën babi im ka pasur gjithnjë dëshirë që unë të merrem me ndonjë sport tjetër, jo luftarak e siç thoshte me ndonjë sport fisnik.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Karaqica: Me sportistet shqiptare mbaj kontakte të rregullta në Evrope. Dhe sukseset e tyre më gëzojnë shumë. Ne këtë rast kisha cekur: Xhavit Bajrami, Yll Maliqi, Timmy Shala , Muharrem Hasani e shumë tjerë.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport?

Karaqica: Pas angazhimeve të mija në biznes ky sport është madje edhe si një  ” terapie” për mua.

Dallimi i MMA-se ne Evrope dhe SHBA?

Karaqica: Për mendimin tim MMA në Amerikë ka dallim me atë të Evropës e sidomos Ballkanit. Mendoj se ky sport është më i avancuar në Amerikë se kudo tjetër në botë.

A mendon te ardhmen ta hapesh edhe ndonjë shkolle apo te organizosh event në Kosove apo SHBA?

Karaqica: Nuk kam menduar për hapje të ndonjë shkolle deri tani sepse kam planet e mija, por asnjëherë nuk i dihet. Për momentin dua ndoshta nëse më jepet rasti do të kisha përkrahë ndonjë klub të këtij sporti në Kosovë apo kudo në trojet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat