Marrja e Zotit, dikur shkelnin yjet e botës, sot në Ligën e Tretë të Kosovës!

Boksi

Marrja e Zotit, dikur shkelnin yjet e botës, sot në Ligën e Tretë të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:04
Marrja e Zotit, dikur shkelnin yjet e botës, sot në Ligën e Tretë të Kosovës!

As budallai nuk e kupton se çfarë po ngjan me sportin me të suksesshëm që kishim në vitet e 70-ta dhe të 80-ta! Boksi ka qenë krenari e të gjithë shqiptarëve. Klubi i boksit Prishtina ka qenë pesë herë kampion i shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia dhe gjashtë herë nënkampion, ndërsa Aziz Salihu kishte fituar medaljen e bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, ndërsa Mehmet Bogujevci ka qenë nënkampion bote në vitin 1978, pa llogaritur edhe sukseset tjera të Mehmet Haxhanit, Xhevdet Pecit, Nazif Gashit, Fatmir Makollit, Afrim Majancit, Sami Buzollit etj. Dikur shkelnin yjet e botës, ndërsa sot janë të ranguar në kategorizim në kategorinë C apo më mirë t’i themi në Ligën e Tretë të Kosovës! Marrja e Zotit, një sport që shkëlqente dikur, a thua çfarë po ngjan me të? Kriza e thellë financiare, mospuna nëpër klube apo si rrjedhin gjërat? Kategorizimi i sporteve para disa ditëve nga Komiteti Olimpik i Kosovës, boksin e ka rangurar në kategorinë C! Sport që dikur vlonte nga sukseset në ish Jugosllavi, në Evropë e Botë, sot aq prapa ka mbetur, askush se ka të qartë!      

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019

KATEGORIA A                   2019 (pikët)

Federata e Xhudos e Kosovës       86.2 pikë

Federata e Karatesë e Kosovës    86

Federata e Futbollit të Kosovës    81.35

Federata e Basketbollit të Kosovës       72.58

Federata e Hendbollit të Kosovës          72.28

Federata e Volejbollit të Kosovës 71.67

                 KATEGORIA B

Federata e Atletikës  të Kosovës  63.416

Federata e Notit të Kosovës         54.086

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës        54

Federata e Skitarisë të Kosovës   53.64

Federata e PingPongut të Kosovës        51.76

          KATEGORIA C

Federata e Tenisit të Kosovës       49.07

Federata e Mundjes të Kosovës   47.89

Federata e Boksit të Kosovës       46.42

Federata e Taekwondosë të Kosovës    44.26

Federata e Gjimnastikës së Kosovës     43.69

Federata e Shahut të Kosovës      41.65

Federata e Shenjëtarisë Sportive 40.93

Federata e Shigjetarisë së Kosovës       40.865

Federata e Bodybuildingut 38.91

Federata e Çiklizmit të Kosovës   38.2

Federata e Peshëngritjes të Kosovës    36.37

Federata e Boulingut të Kosovës 35.04

Federata e Autosporteve të Kosovës    31.51

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat