Shqiptari do sfidojë argjentinasin në Spanjë!

Boksi

Shqiptari do sfidojë argjentinasin në Spanjë!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Mike Gjetan Keta

Mike Gjetan Keta është gati për një tjetër duel të madh .Boksieri nga Bulqiza do të rikthehet në ring me datë 9 mars pas kërkesës së boksierit Pablo Daniel Nievas për tu ndeshur me njëri-tjetrin në Spanjë. Boksieri argjentinas mban në portofolin e tij profesional 51 ndeshje, 33 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 17 humbje. Ndërsa boksieri shqiptar ka 23 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 4 humbje.

Lajmin e konfirmon trajneri dhe vëllai i Gjetanit, Ismail Keta, i cili në një status në Facebook shkruan:

Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq me i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë!

Pas pritjes së gjate për t’u ndeshur kundra boksierit gjerman Vincent Feigenbutz ndaj të cilit Gjetani humbi ne vitin 2016, Gjetani ka pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS që ndeshjen e fundit e humbi kundra gjermanit të pathyeshëm deri më tani Jürgen Brähmer.

Sigurisht që publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat