Krahasimi mes Joshuas, Furyt dhe Wilderit - Bota Sot
Krahasimi mes Joshuas, Furyt dhe Wilderit

Boksi

Krahasimi mes Joshuas, Furyt dhe Wilderit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:56
Krahasimi mes Joshuas, Furyt dhe Wilderit

Promoteri i boksit, Eddie Hearn publikoi një postim duke krahasuar karrierat e Athony Joshuas, Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, pas 23 meçeve si boksierë profesionist.

Joshua së fundmi e ka gjetur veten subjekt të kritikave nga fansat e sportit, pasi konfirmoi të mërkurën se do të ndeshet me Jarrell Millerin, më 1 qershor, pavarësisht se më herët pritej të përballej me Furyn ose Wilderin.

Sidoqoftë, Hearn ka postuar një foto në Instagram që na tregon krahasime të detajizuara mes tre boksierëve, qartazi duke nënvizuar nivelin e ndryshëm të kundërshtarëve me të cilët të tre janë përballur gjatë karrierës profesionale.

Hearn, 39-vjeçar, postoi foton me shkrimin “mirëmëngjesi”, duke e bërë të qartë se si ndjehet për kritikat që ka marrë Joshua së fundmi.

Në tabelën e detajizuar, tregohet se derisa AJ u ndesh me katër kampionë të botës dhe u përfshi në tetë meçe për titullin e botës, Wilder dhe Fury ishin përballur me vetëm një kampion bote gjatë kësaj bote.

Të tre boksierët janë ndeshur me dikë të pamposhtur, por Joshua (7) është përballur më shpesh se Wilder (3) dhe Fury (4).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...