Tysoni tentoi të ndeshet me një gorillë, ia ofroi pronarit të kopshtit zoologjik 10 mijë euro - Bota Sot
Tysoni tentoi të ndeshet me një gorillë, ia ofroi pronarit të kopshtit zoologjik 10 mijë euro

Boksi

Tysoni tentoi të ndeshet me një gorillë, ia ofroi pronarit të kopshtit zoologjik 10 mijë euro

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:28
Mike Tyson

Boksieri legjendar, Mike Tyson, është i njohur si adhurues i madh i kafshëve. Ai madje kishte mbajtur në shtëpinë e tij edhe disa tigra, të cilët i kishte rritur.

Megjithatë, në vitet e 80-ta, kur Tysoni kishte i pamposhtur në boks, në kategorinë e peshave të rënda, ai kishte në një kopsht zoologjik me partnerin e tij të atëhershëm, Robin Givens.

Ai i kishte paguar drejtuesit e kopshtit zoologjik që të mos pranonin klientë për atë ditë, në mënyrë që të jetë i vetëm aty.

Teksa kishte qenë duke kaluar afër vendit ku qëndronin gorillat, ai e vërejti një gorillë e cila po i ngacmonte gorillat e tjera. Tysonit nuk i kishte pëlqyer kjo gjë dhe kishte tentuar të hynte brenda kafazit.

Ai ia kishte ofruar drejtuesit të kopshtit zoologjik 10 mijë euro për ta mbajtur kafazin e hapur, në mënyrë që ai ta zhvillojë një “meç” me gorillën. Megjithatë, oferta e tij ishte refuzuar nga pronari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...