Tyson Fury nënshkruan marrëveshje me gjigantin televiziv, lë në hije Joshuan dhe Wilder

Boksi

Tyson Fury nënshkruan marrëveshje me gjigantin televiziv, lë në hije Joshuan dhe Wilder

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:04
Tyson Fury

Tyson Fury ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje gjigante me një nga mediumet më të mëdha në botë.

Fury ka vazhduar rikthimin e tij të jashtëzakonshëm, kësaj radhe në botën televizive, duke nënshkruar marrëveshje që përfshinë 80 milionë funte.

Promotori i tij, Frank Warren ka arritur marrëveshje për ndeshjet e radhës të Fury që të shfaqen në ‘ESPN’ në SHBA.

Amerikanët tani do të kenë mundësi të shohin “Gypsy King” në aksion, në kanalin televiziv amerikan, kur ai është gati që të aranzhojë revanshin me Deontay Wilder.

Joshua në anën tjetër ka marrëveshje me ‘DAZN’, dhe do të jetë kjo kompania që do të transmetojë ndeshjen e tij kundër Miller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat