Gharibi: Jeni të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje - Bota Sot
Gharibi: Jeni të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje

Boksi

Gharibi: Jeni të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Gharibi: Jeni të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje

Sajad Gharibi, i njohur gjerësisht si Hulk-u iranian, dërgoi një mesazh përmes postimit të tij të fundit në Instagram: "Jeni të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje, në vend që të fshiheni pas sponsorëve. Jam gati të luftoj me ju, më tregoni se çfarë keni për të thënë në ring". Pra, ky personazh i bërë “viral” me trupin e tij muskulor, nuk mund të gjejnë një rival për t'u përballur. 

Në mesin e kandidatëve për një duel me të janë konsideruar emra si Brock Lesnar në WWW, apo Khabib Nurmagomedov në formatin UFC, por realiteti është se, pavarësisht 418.000 ndjekësve të tij në Instagram, Hulk-u iranian nuk po gjen dot kundërshtar. Ai është 1.88 metra i gjatë dhe peshon 180 kg. 

Të gjitha shpenzimet e karrierës janë menaxhuar prej tij, jo nga sponsorët. "Unë jam një qytetar iranian, me vlerat e arsimimit të një familjeje persiane", - thotë Gharibi, që po kërkon një ndeshje për të hedhur hapin e tij të madh në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...