Boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës ka ndryshuar për 360 gradë me pamje

Boksi

Boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës ka ndryshuar për 360 gradë me pamje

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Skënder Hajdini

Vitet shkojnë, por edhe pamja e njeriut ndryshon. Por cili nuk e njeh nga gjeneratat e vjetra boksierin e viteve të 80-ta, të gjeneratës së artë të Prishtinës Skënder Hajdini, që boksoi së bashku me Xhevdet Pecin, Fatmir Makollin, Afrim Majancin, Abedin Likën, Sami Buzollin, Nysret Rexhepin etj.

Image

Kur ishte boksier në vitet e 80-ta

Ai ka ndryshuar me pamje, nuk është më me flokë kaçurrela, por ndryshe ose ndryshimi është për 360 shkallë.

Një ndryshim i madh, por gjithsesi ka qenë prej boksierëve më të mirë që ka pasur Prishtina, klub që pesë herë kishte fituar titullin e kampionit dhe gjashtë herë ka qenë nënkampion i ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat