Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin edhe Seidin - Bota Sot
Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin edhe Seidin

Boksi

Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin edhe Seidin

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Gjocaj: Ejani ti mbështesim Labinotin edhe Seidin

Të shtunën në “Villa Miami” në Glattbrugg afër Cyrihut do të zhvillohet një spektakël i boksit amator por edhe profesionist ku në ring do të paraqiten emëra të mëdhenj, ku ndër ta do luftojnë për fitore të reja Labinot Xhoxhaj dhe Seid Xhemaili. Ky i fundit do ndeshet më Bullgarin shumë të papërshtatshëm, Abdullah Arabie, kurse Xhoxhaj do ndeshet me boshnjakun Mirza Mrkonjiq. Kështu, menaxheri i boksierëve shqiptar, Muharrem Gjocaj, fton publikun shqiptar sa më shumë të jenë në palestër për të mbështet sportistët shqiptar.

”Te shtunën ju presim në një mbrëmje madhështore të boksit ku në ring do paraqiten edhe dy sportistët tonë të dalluar Labinoti e Seidi. Ata kanë nevojë për përkrahjen e juaj sepse pranë vetës do kenë boksier kualitativ. Ejani e të festojmë në fund së bashku”, thotë Gjocaj për “ArenaRing”, i cili njihet si një njeri i cili i ka dhënë shumë boksit amator por edhe atij profesionist dhe kjo po vërehet edhe nga rezultatet që po i shënon me boksierët e tij që i menaxhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...