Joshua tregon se si do t’i përballonte Fury dhe Wilder - Bota Sot
Joshua tregon se si do t’i përballonte Fury dhe Wilder

Boksi

Joshua tregon se si do t’i përballonte Fury dhe Wilder

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Anthony Joshua

Boksieri britanik, Anthony Joshua, është pyetur për dy kundërshtarët kryesorë të tij, Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Kampioni i katërfishtë botëror nuk ka arritur që të caktojë një duel me asnjërin nga të lartpërmendurit, por ka thënë se do t’i mposhtte ata pa problem.

Kur është pyetur për një duel të mundshëm me Wilder apo Fury, AJ është shprehur shumë optimist.

“Fury, vetëm do ta nokautojë. Nuk do të luftoja grusht për grusht. Vetëm do të punoja për ta nokautuar” ka thënë Joshua.

“Me Wilder, do të mund ta mposhtja. Pa problem. Fury është pakëz më i pakapshëm, kështu që do duhej ta kapja më shumë, dhe pastaj ta bëja atë që duhet bërë” ka thënë ndër të tjerash britaniku.

AJ fillimisht do të përballet me Jarrell Miller, në ‘Madison Square Garden’ më 1 qershor të këtij viti, kurse pas atij dueli do të mund të mendonte për Fury dhe kampionin aktual të WBC, Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...