Rrëfimi i boksierit që pretendon se ishte i vdekur: Ma vendosën një pjesë të kafkës në bark

Boksi

Rrëfimi i boksierit që pretendon se ishte i vdekur: Ma vendosën një pjesë të kafkës në bark

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Nick Blackwell ka zbuluar se një pjesë e kafkës së kokës së tij është nxjerrë nga vendi dhe i është futur në bark, pasi ai i shpëtoi vdekjes dy herë.

Boksieri ishte në komë për shtatë ditë, pas disfatës zhgënjyese kundër Chris Eubank Junior, në mars të vitit 2016.

Ai u rrëzua brenda ringut dhe pati gjakderdhje në tru. Ky nokaut bëri që ai t’i japë fund karrierës së tij si boksier, përkohësisht. Vetëm dhjetë muaj më vonë, ai iu kthye karrierës së tij përsëri. Edhe këtë herë, ai ishte shumë afër vdekjes, pasi u nokautua nga boksieri Hasan Karkadi.

Mjekët besonin se Blackwell nuk do të mbijetonte dhe vet boksieri pretendon se ai kishte vdekur në ambulancë, mirëpo pastaj ishte kthyer në jetë.

“Unë vdiqa në ambulancë pas përballjes. Ata më kthyen në jetë. Herën e dytë, ata ma prenë një pjesë të kafkës time për ta larguar një pjesë të ënjtjes në tru. Ma vendosën atë pjesë të kafkës në bark për të ma mbajtur të gjatë dhe pastaj e kthyen në kokë. Ishte një çmenduri!”, ka thënë Blackwell.

Image

“Mua më thane se kisha 75 për qind mundësi të vdes. Nëse do të mbijetoja, kisha 85 për qind mundësi që të mbetem i paralizuar në pjesën e majtë të trupit. A e dini çfarë? Unë do të marrë pjesë në një gjysmëmaratonë muajin tjetër. Dua të grumbulloj para për njerëzit që më shpëtuan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat