Tyson Fury ka dhënë edhe disa komente për kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua.
Fury ka thënë se Joshuas i janë falur titujt e kampionit që ai zotëron aktualisht, por ka thënë se nuk është faji i tij.
Ishte pikërisht ‘Gypsy King’ ai që mbante titujt e kampionit, para se ato të kalonin tek AJ, por problemet personale të tij kanë bërë që ato t’i kthehen Klitschkos, e pastaj AJ e kishte mposhtur ukrainasin që kishte prekur një moshë të konsiderueshme.
“Le ti tregojmë faktet ashtu siç janë. Unë gjithmonë dua ta them të vërtetën. Joshuas i janë falur titujt nga problemet e mia personale” ka thënë Fury.
“Nuk është faji i tij, as i stafit të tij. Unë kisha problemet e mia dhe të gjithë e dinë këtë. Ai nuk fitoi ndonjë titull. Ato iu dhanë atij, pasi ai mposhti Klitschkon e vjetër” ka thënë ndër të tjerash britaniku.
Fury është duke shikuar që të aranzhojë revanshin me Deontay Wilder, kurse Joshua do të përballet më 1 qershor kundër Jarrell Miller.