Haxhi Krasniqi ua kujton të gjithëve kush është ‘baba’ i Evropës në boks - Bota Sot
Haxhi Krasniqi ua kujton të gjithëve kush është ‘baba’ i Evropës në boks

Boksi

Haxhi Krasniqi ua kujton të gjithëve kush është ‘baba’ i Evropës në boks

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:40
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi e ka zbuluar vitrinën e mbushur me breza të artë.

Disa ditë pasi Heidi, bashkëshortja e Haxhi Krasniqit, u përkujdes që t’u shfaqë pamje tifozëve të boksierit kosovar sesi duket vitrina e pasuruar e kampionit evropian në fuqi në kategorinë super të mesme, këtë e ka bërë edhe vet boksieri përmes disa postimeve në Instastory.

Që prej debutimit të tij në boksin profesionit në vitin 2005, Haxhi Krasniqi ka fituar shumë tituj, përfshirë titullin e kampionit evropian në kategorinë super të mesme, me bashkëshorten e tij që ka publikuar pamje të tyre. 

Më 2011, boksieri nga Juniku e fitoi titullin evropian WBO në kategorinë e lehtë, pastaj titullin ndërkombëtar WBO në kategorinë e lehtë një vit më vonë.

Të njëjtin titull ai e fitoi dy vite më vonë. Më 2014, Krasniqi u shpall kampion kontinental (Evropë) në kategorinë e lehtë.

Ndërsa, nga qershori i vitit 2018, ai është kampion evropian në kategorinë super të mesme dhe tani synon titullin e kampionit botëror në këtë kategori.

31-vjeçari i ka zhvilluar 54 luftëra deri tani, nga të cilat i ka fituar 49 (17 me nokaut), dhe i ka humbur 5.

Image
Image
Image
Image

Krasniqi është duke kryer stërvitje intensive në përpjekje për të luftuar për titullin kampion bote.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...