Morina, djaloshi që premton në boksin profesionist - Bota Sot
Morina, djaloshi që premton në boksin profesionist

Boksi

Morina, djaloshi që premton në boksin profesionist

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Morina, djaloshi që premton në boksin profesionist

Kampioni me prejardhje nga Drenasi por që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, ka arrit rezultate mjaft të larta në boksin amator, kurse me të njëjtin temp ka vazhduar edhe me boksin profesionist ku nga 9 ndeshje sa ka zhvilluar nuk di për humbje. Jeta e tij dhe karriera është shumë interesante. Me sport ka filluar qysh në moshën 12 vjeçare ku edhe ka pasur mbështetje edhe nga familja e tij, kurse sot mburret me sukseset e tija e gjithë miqtë e tij por edhe populli shqiptar.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Morina: Me sportin e boksit kam filluar qysh në moshën 12 vjeçare sepse qysh në atë kohë kam vërejt se kam temperament luftarak dhe më duhej stërvitje të tilla. Kështu me vendim edhe të familjes vendosa të regjistrohem në klubin legjendar në Gjermani, “SW Westende Duisburg”.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Morina: Trajnerët e mi qysh në fillim më kanë pranuar me seriozitetin ma të madh se vërejtën talentin tim dhe me disa ushtrime intensive, vetëm pas 2 jave më futën në ring ku edhe e arrita triumfin e parë.

Diçka për fillimin e karrierës suaj?

Morina: Fillimin e karrierës aspak nuk e kam pas të vështirë sepse ky sport më ka pëlqyer shumë dhe nga frustrimi dhe motivimi i tepruar kam vazhduar vetëm me suksese, me kujtohet ndeshja e parë ku kam boksuar vetëm me dorën e majtë dhe ashtu kam fituar.

Sukseset e juaja?

Morina: 5 herë jam shpall kampion në gjysmën e Gjermanisë, kurse kam triumfuar në evente në Poloni, Holandë si dhe kam boksuar në ligën gjermane, ku kam qenë i rregullt në Bundesligë për disa vite me radhë. Kurse në boksin profesionist nga 9 lufta, kam 8 fitore dhe 1 barazim.

Planet e juaja për të ardhmen?

Morina: Planet e mija janë të arrij rezultate sa më të larta në boksin profesionist, sepse kjo është edhe ëndra ime, pse jo edhe të luftoj për titull bote.

Sa keni mbështetje?

Morina: Tani mbështetjen më të madhe e kam prej dy investitorëve në Gjermani, njëri është kushëriri im AM SECURITY e tjetri gjermani, Tepo Security, si dhe e kom një shok Promoter (pa kontratë) gjerman shumë të ngushtë nga Wuppertali - Werner Kreiskott (fightclub Wuppertal).

Ndjenja juaj më e mirë nga ky sport dhe me e keqja?

Morina: Ndjenja më e keqe e imja ishte kur kam pësuar disa humbje në boksin amator vetëm e vetëm sepse nuk kam pasur nënshtetësin e Gjermanisë, që edhe sot nuk e kam pranuar. Nga ana tjetër, ndjenja më e mirë nga ky sport është fakti se nga ky sport kam arrit të bëjë shumë shok që të njëjtit madje i kam edhe si familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...