Ja kur kthehet në kafaz

Boksi

Ja kur kthehet në kafaz

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Ferguson dhe Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, deklaroi sot se gjasat që ai të përballet me Tony Ferguson janë të pakta. UFC mori vendimin që në eventin UFC-236 të duelojnë për titullin e përkohshëm Max Holloway dhe Dustin Poirier. Më pas, fituesi i kësaj sfide do të përballet me Nurmagomedov.

Dana White, presidenti i UFC-së, tha se Ferguson, ish-kampion bote në këtë Divizion, hodhi poshtë ofertën që iu bë për të dueluar për titullin e përkohshëm. Për pasojë, ai nuk do të ketë mundësi të përballet me rusin. Fakt të cilin e ka konfirmuar edhe vetë Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në kafaz në artet marciale mikse.

“Dua të kujtoj se 3 herë kam patur mundësinë që të përballe me Tony dhe 3 herë e humba këtë mundësi. Gjithnjë më është thënë se për të patur shansin të duelosh për titull duhet t’ia nisësh nga e para. Tony e kishte mundësinë që të përballej me mua në nëntor, por refuzoi titullin e përkohshëm dhe për pasojë refuzoi edhe duelin me mua”, tha Khabib.

“Unë jam i pezulluar dhe nuk mund të dueloj tani, por nuk do të ishte e ndershme që të më mernin titullin. Në 9 muajt e fundit, gjatë 2018-ës, duelova 3 herë. Unë fitova dhe e mbrojta titullin. tony është një luftëtar i madh, por i duhet të presë radhën, e cila nuk e di se kur do të vijë”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, që ka thënë se do të rikthehet në kafaz në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat