Ramo, një kampion që pret suksese

Boksi

Ramo, një kampion që pret suksese

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Ramo, një kampion që pret suksese

Edhe një boksier shqiptar dal ngadalë po futet në boksin profesionist. Bëhet fjalë për boksierin me prejardhje nga Vlora, Aleksander Ramo, por që jeton dhe vepron tani më 1 vit në Itali. Ai në boksin amator ka arritur suksese të mira duke arritur 9 herë të shpallet kampion i Shqipërisë, i 8 në kampionatin evropian për junior kurse në boksin profesionist ka 2 ndeshje ku prej tyre po aq fitore. “Me sportin e boksit kam filluar qysh në moshën 12 vjeç me ekipin e Flamurtarit ku edhe qëndrova deri në moshën 18 vjeçare duke u transferu më pas në ekipin e Tiranës. Mbaj mend në ring për herë të parë u futa pas 5 muajve ushtrime ku edhe arrita të debutoj me triumf. Pas kësaj mu renditen vazhdimisht sukseset ku edhe isha vazhdimisht edhe në reprezentacionin e Shqipërisë. Më pas vendosa të kaloj në boksin profesionist ku prej dy ndeshjeve kam po aq fitore”, thotë Ramo për  "ArenaRing", duke shtuar se Shqipëria ka shumë talent.

“Vendi im ka shumë talente ku mendoj se shumë shpejt do jemi edhe fuqi botërorë në boks. Unë jeton në Itali, jam 27 vjeçar dhe familja më ka ndihmuar shumë, sidomos gjyshi i cili edhe vet ka qen boksier – kampion”. Më pas Aleksander Ramo shprehet optimist se pas disa viteve do të ndeshjet edhe për titull Evrope, kurse ndeshjen e ardhshme në boksin profesionist do ta ketë më 23 mart në Itali ku edhe kërkon mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat