Dështon revanshi me Wilder, ja me kë pritet të përballet Tyson Fury - Bota Sot
Dështon revanshi me Wilder, ja me kë pritet të përballet Tyson Fury

Boksi

Dështon revanshi me Wilder, ja me kë pritet të përballet Tyson Fury

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Deontay Wilder

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për revanshin e meçit të 1 dhjetorit.

Në luftën që përfundoi baras, titulli i kampionit të WBC mbeti tek Deontay Wilder, në një ndeshje që  të gjithë menduan se e fitoi Tyson Fury.

Këtij të fundit nuk iu dha mundësia për një luftë të dytë me amerikanin, dhe tani ai është në kërkim të një kundërshtari tjetër.

Kompanitë e basteve si ‘Betway’ kanë vënë si favorit boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker, për kundërshtarin e ‘Gypsy King’.

Fury ka bërë një prej rikthimeve më të mëdha në historinë e sporteve, duke u rikthyer pas tri viteve pauzë, për të garuar në një luftë që kontestohet titulli i kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...