Fury ia kthen Wilderit, tallet keq me të: Ja kur do të ndeshemi

Boksi

Fury ia kthen Wilderit, tallet keq me të: Ja kur do të ndeshemi

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:03
Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury

Revanshi i shumëpërfolur i peshës së rëndë në boks mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury është shtyrë pa afat.

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos doli barazim dhe palët ranë fillimisht dakord që brenda majit të zhvillojnë edhe një sfidë të dytë.

Madje WBC-ja dha ultimatum që palët të gjejnë dakordësinë, por tashmë rrjedha ka marrë një tjetër drejtim.

Fury, 27 fitore e 1 barazim, ka të tjera plane. Ai do të vijojë të duelojë në Amerikë, por ndaj boksierëve të tjerë, duke lënë duarbosh Wilder, që do ta mbrojë titullin e kategorisë WBC ndaj një rivali tjetër (mendohet Breazeale, më 18 maj)./ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat