Miller para duelit me Joshua: Do të jetë si Lufta e Tretë Botërore - Bota Sot
Miller para duelit me Joshua: Do të jetë si Lufta e Tretë Botërore

Boksi

Miller para duelit me Joshua: Do të jetë si Lufta e Tretë Botërore

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:57
Jarrell Miller dhe Anthony Joshua

Jarrell Miller duket se nuk ka asnjë pikë inferioriteti para duelit me kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua.

Boksieri amerikan ka thënë se në duele të tilla nuk flitet për favoritin, dhe ka thënë se do ta nokautojë britanikun.

“Kur dikush është më i popullarizuar, ata gjithmonë janë favoritët. Kjo është. Kur Amir Khan luftoi në Amerikë, ishte favoriti dhe u mposhtë” ka thënë Miller.

“Duhet të mendoni për këtë, çfarë ndodh në histori, njerëzit janë favorit, por, ato gjëra shkojnë në favorin tënd. Kjo është” ka thënë tutje ‘Big Baby’.

“Do ta mposhtë atë. Do të jetë sikur Lufta e Tretë Botërore” ka thënë ndër të tjerash Miller.

Joshua nuk është shfaqur në ring që nga muaji shtator i vitit 2018, në ‘Wembley’, dhe ai do të bëjë debutimin e tij në ringun amerikan, në qershor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...