Joshua-Klitschko: Shuma që fituan për secilin grusht të hedhur

Boksi

Joshua-Klitschko: Shuma që fituan për secilin grusht të hedhur

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:05
Joshua-Klitschko

Boksi në Britani aktualisht po e shijon një prej periudhave më të mira në histori të vendit.

Ky sport ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej më të shikuarve në botë, derisa në vitet e fundit kanë dalë emra të rinj, të cilët brenda një kohe shumë të shkurtër kanë fituar audiencë të gjërë.

Një ndër ta është edhe Anthony Joshua. Së fundmi, “Ladbrokes” ka bërë një hulumtim dhe ka dalë me disa rezultate interesante.

Hulumtimi tregon se sa para kanë fituar boksierët për secilin grusht që i kanë bërë kundërshtarit në meçe.

Sa i përket meçit mes Joshuas dhe Wladimir Klitschkos, që u zhvillua më 19 prill të vitit 2017, janë publikuar disa të dhëna interesante.

Ishte një prej përballjeve më të shikuara, derisa po konsiderohet si pikënisja e asaj që po quhet “gjenerata e artë e boksit në peshat e rënda.”

Klitschko ishte sfida e parë e vërtetë e Joshuas, ku ai duhej ta dëshmonte veten, derisa e mposhti kundërshtarin nga Ukraina në rundin e 11-të në “Wembley”.

Joshua lansoi vetëm 13 grushte më shumë se Klitschko në 11 runde, derisa të dy boksierët fituan rreth 12 milonë euro nga meçi, që nënkupton se Joshua u desh të luftonte pak më shumë se kundërshtari për pagën.

Sipas përllogaritjeve nga “Ladbrokes”, secili grusht i Joshuas i ka dhuruar atij plot 108,892 euro, derisa Klitschko ka fituar 123,936 euro sa herë që e ka goditur britanikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat