Kështu i rren Aziz Salihu ndërkombëtarët!

Boksi

Kështu i rren Aziz Salihu ndërkombëtarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:00
Kështu i rren Aziz Salihu ndërkombëtarët!

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, kryetar i KBO Prishtina dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar një detaj shumë interesant se çfarë bën kur shkon jashtë Kosovës dhe si e prezanton veten para shtetasve të huaj. Ai tha se nuk din me rrejt, por rrenat i bën për një qëllim, që ta mbrojë fytyrën e shtetit të Kosovës.

“Lutem që Qeveria të më ndihmon dhe shtetet tjera mos të qeshin me mua, që nuk kam banesë. Duhet mi rrejt shtetet tjera se kam banesë 15 katëshe, veturën luksoze, veç me mbrojt shtetin tim”, ka thënë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Këtë deklaratë e ka arsyetuar, duke thënë se i vjen marre me iu thënë ndërkombëtareve që nuk ka asgjë dhe me qit poshtë shtetin e Kosovës. Sipas tij, meriton një jetë të dinjitetshme dhe të respektohet si sportist i madh dhe jo mos të ketë as shtëpi të veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat