WBC e vendos kundërshtarin e radhës të Wilderit - Bota Sot
WBC e vendos kundërshtarin e radhës të Wilderit

Boksi

WBC e vendos kundërshtarin e radhës të Wilderit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:24
Deontay Wilder

World Boxing Council (WBC) ka urdhëruar kampionin e botës së peshës së rëndë të këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder, që të mbrojë titullin ndaj Dominic Breazeale. Ky i fundit ka 2 vjet që pret t’i jepet mundësia për të dueluar për titullin.

Tashmë këtë “dhuratë” ia bën WBC-ja, që urdhëron dy boksierët të arrijnë sa më shpejt në një marrëveshje.

Boksierët kanë afat deri më 4 prill për të gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket anës financiare. Kjo marrëveshje nuk duket e vështirë për t’u arritur, duke qenë se të dy boksierët duelojnë për të njëjtën kompani, “Premier Boxing Champions”. 

Gjasat janë që sfida të zhvillohet më 18 maj, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Ky urdhër i WBC-ja ka prishur planet e Eddie Hearn, menaxherit të Joshua, që synonte një duel për titullin e përkohshëm midis Breazeale dhe Dillian White. Fituesi i këtij dueli, më pas, do të duelonte ndaj Anthony Joshua.

Por tashmë Breazeale i jepet shansi që të përballet direkt me Wilder për titullin kampion dhe jo për një titull të përkohshëm, duke nxjerr blof Hearn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...