Nimani ndeshet me finlandezin - Bota Sot
Nimani ndeshet me finlandezin

Boksi

Nimani ndeshet me finlandezin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:32
Nimani ndeshet me finlandezin

Tani më është zyrtare, boksieri i mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani, më në fund ka gjetur kundërshtarin e tij që do të përballet më 30.03.2019 në Hovelhov të Gjermanisë. Ai do të kryqëzoi dorëzat me finlandezin, Teemu Tuominen i cili ka një rekord solid prej 15 luftave, ku prej tyre 10 ka fitore. “Jam i lumtur që më në fund kam gjetur një kundërshtar pas shumë refuzimeve që kam marrë këtu nga Gjermani, pasi pothuajse të gjithë që qëndrojnë para meje, boksierët në renditje, kanë marrë një kërkesë, ose kanë ndonjë lëndim ose janë shumë larg realitetit sa ju përket shumave Financiare. Sido që të jetë mendoj se më pret një ndeshje interesante ku shpresoj se do të arrij deri tek triumfi”, tha Besar Nimani për “ArenaRing”, duke shtuar se i nevojitet edhe mbështetje nga publiku shqiptar, andaj i pret sa më shumë të vijnë ta përkrahin dhe në fund ti gëzohen së bashku fitores. Cekim se promotori i ndeshjes, vëllai i tij, Berat Nimani ka parapa që në këtë galla mbrëmje të boksit të zhvilloj mbi 10 ndeshje ku kryesisht do ndeshen shqiptar kundra nacionaliteteve të ndryshme nga Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...