A po ndodh revanshi McGregor – Mayweather?

Boksi

A po ndodh revanshi McGregor – Mayweather?

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:24
McGregor – Mayweather

Një nga duelet që tërhoqi vëmendjen më të madhe në sportet luftarake, ishte ai mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Dueli mes dy luftëtarëve u zhvillua në ringun e boksit, me rregullat e boksit, duel të cilin e fitoi amerikani Mayweather.

Megjithatë, irlandezi McGregor së fundmi ka thënë se është i hapur për një ndeshje, pasi kishte postuar një video në ‘Twitter’.

“Këtu zbulova me një ‘kroshe’ të djathtë. Këndi ishte i hapur. Ai ishte në probleme. Duhej vetëm të qëndroja në këmbë dhe të hapja zjarr. Duke u nxituar në kroshe, humba balancin. Ishte ndeshje e madhe. Një revansh do të ishte shumë interesant” ka thënë ‘Notorious’.

Në anën tjetër, Mayweather po shikon që të ketë më shumë ndeshje ekzibicion pas fitores ndaj Tenshin Nasukawa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat