Ja kush është boksieri shqiptar që u arrestuar sot - Bota Sot
Ja kush është boksieri shqiptar që u arrestuar sot

Boksi

Ja kush është boksieri shqiptar që u arrestuar sot

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:54
Nelson Hysa

Një tjetër person i shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal"Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër është arrestuar mëngjesin e sotëm informon policia e Tiranës.
N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Sipas informacioneve i arrestuari eshte Nelson Hysa, boksier, shkruan ora neWs. 

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg”

"Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda."
Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër." Informon policia e Tiranës.
Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.
Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...