Chisora vendos të rikthehet në ring, do të përballet me një shqiptar - Bota Sot
Chisora vendos të rikthehet në ring, do të përballet me një shqiptar

Boksi

Chisora vendos të rikthehet në ring, do të përballet me një shqiptar

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:52
Dereck Chisora

Dereck Chisora ka vendosur që të rikthehet përsëri në ring, pas disfatës që pësoi ndaj Dillian Whyte.

Chisora pritet të rikthehet në ring më 20 prill të këtij viti, dhe përballë do të ketë një boksier shqiptar.

Senad Gashi do të jetë ai i cili në ‘02 Arena’ do të mundohet t’ia shkaktojë Chisoras humbjen e parë në vitin 2019.

Plani i Eddie Hearn kishte qenë që Chisora të përballej me ish kampionin e WBO, Joseph Parker, por planet nuk shkuan siç u mendua.

Tashmë, është e ditur se Dereck Chisora dhe Senad Gashi do të jenë përballë njëri tjetrit më 20 prill, në ‘O2 Arena’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...