Hearn tregon se si po ecin gjërat për duelin mes Joshua – Wilder - Bota Sot
Hearn tregon se si po ecin gjërat për duelin mes Joshua – Wilder

Boksi

Hearn tregon se si po ecin gjërat për duelin mes Joshua – Wilder

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:20
Joshua – Wilder

Promotori i Anthony Joshua ka treguar së fundmi se si po qëndron situata për një marrëveshje të mundshme mes klientit të tij dhe Deontay Wilder.

Dueli mes AJ dhe ‘bomberit të bronztë’ është ajo që pritet tash e dy vite nga të gjithë adhuruesit e boksit.

Ishte shumë afër që një duel i tillë të aranzhohej për 13 prillin e këtij viti, mirëpo palët nuk arritën të pajtohen për ndarjen e fitimeve.

Megjithatë, Eddie Hearn është optimist se një duel i tillë do të ndodh në një të ardhme të afërt.

“Nuk do të flas shumë për këtë çështje sepse nuk dua që të zbuloj ndonjë gjë” ka thënë ai për ‘DAZN’.

“Shihet qartë se raportet mes ekipës së Wilder dhe ekipës së Joshua nuk janë më të mirat. Duhet caktuar një ndeshje kundër AJ, jo kundër Wilder” ka thënë tutje Hearn.

“Por, besoj se ka një mundësi që dikush të caktojë këtë duel” ka thënë ndër të tjerash anglezi.

Joshua ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Jarrell Miller, ku do të debutojë në ringun amerikan, në ‘Madison Square Garden’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...