Shemallari gati për ndeshjen me turkun

Boksi

Shemallari gati për ndeshjen me turkun

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:26
Shemallari gati për ndeshjen me turkun

Boksieri i “ArenaRing Promotion” , Arben Shemallari, po vazhdon me përgatitjet e tij maksimale për ndeshjen e tretë në boksin profesionist ku do paraqitet më 30.3.2019 në Hovelhov të Gjermanisë, ku do ndeshet me turkun me përvojë, Suleyman Dag.

Menaxheri i tij, Avdyl Salihu, ka disa ditë që Shemallarin e ka dërguar në përgatitjet e tija të fundit në Munih ku po punon nën përkujdesën e legjendës shqiptarë të kikboksit e boksit, Albert Krieziu, në njërën prej shkollave më të njohura në Gjermani, “Steko”, ndërkohë që ai në këtë vend do të bëjë sparing edhe me kampionin  evropian në WBU, Armand Çulhaj.  Shemallari për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se po ndihet mirë dhe se është shumë i kënaqur me përgatitjet e fundit që po i bën në Munih. “Në Munih ka disa ditë që gjendem dhe këtu po stërvitem maksimalisht me trajnerin Albert Krieziu në shkollën e boksit ‘Steko’. Këtu po zhvilloj sparingje me boksier të njohur të këtij klubi, kurse Krieziu po mundohet maksimalisht të më përmisoj në gabime teknike dhe po më këshillon shumë dhë për këtë i falënderoi shumë. Poashtu falënderoi edhe menaxherin tim, Avdyl Salihu që po më jep mundësi që të përgatitem në Munih  me legjenda të ndryshme”, tha Shemallari, duke  shtuar se mezi po pret ndeshjen e tij më 30.3.2019.

“Kundërshtarin tim e njoh shumë pak, dhe sipas informatave që kam bëhet fjalë për një boksier me përvojë, mirëpo kjo aspak nuk më frikëson sepse do luftoj maksimalisht për të arritur deri tek  triumfi im i tretë në boksin profesionist. Andaj kërkoj edhe mbështetje dhe shpresoj se në fund të gjithë do i gëzohemi triumfit. Poashtu kërkoj edhe nga sponsorët në të ardhmen të më mbështesin sepse boksi profesionist kërkon shumë harxhime kurse unë ata do i shpërblej me triumfe të reja”, deklaroi Shemallari. Ndryshe, Shemallari me boks ka filluar nga mosha 11 vjeçare, kurse iniciator ka qen prindi i tij që e ka regjistruar në klubin e boksit amator “ABV Kohleck” ku edhe Shemallari tregoi se ka kualitet të mëdha.

Por vjen një kohë që boksieri shqiptar edhe pse ishte talent i madh u desh të largohet nga boksi aktiv sepse nuk kishte dokumentacione gjermane dhe kjo atij i bëri probleme të mëdha që për një kohë të gjatë u desh te largohet nga boksi, për të kthyer vitin e ardhshëm me plot motivim madje edhe duke u fut në boksin profesionist ku prej dy ndeshjeve sa zhvilloj pati po aq fitore. Cekim se në këtë spektakël luftën kryesore do ta ketë boksieri shqiptar Besar Nimani i cili do ndeshet me finlandezin, Teemu Tuominen, kurse interesante është se në ring do të ngjiten edhe gjashtë shqiptar tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat