Lennox Lewis tregon se cili boksier do t’i sillte më së shumti telashe

Boksi

Lennox Lewis tregon se cili boksier do t’i sillte më së shumti telashe

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:44
Lennox Lewis

Ish kampioni i padiskutueshëm, Lennox Lewis, ka treguar se cili nga boksierët, në gjithë historinë, do t’i sillte atij më së shumti probleme, në kulmin e karrierës së tij.

Duke pasur parasysh se historia e boksit njeh emra si Muhammad Ali, apo Mike Tyson, përgjigja e Lewis mund t’iu befasojë.

Lewis ka thënë se bashkëkombësi i tij, Tyson Fury, do të ishte më i zorshmi për t’u mposhtur në një ring boksi.

“Mendoj se Tyson Fury do të hapte telashe sepse është shumë i madh. Do ta rrëzoja atë rreth raundit të 10-të. Por, ai do të hapte probleme” ka thënë Lewis për ‘TMZ’.

Fury ka një karrierë profesioniste ku nuk ka pësuar asnjë humbje, vetëm një barazim, në duelin kundër Wilder.

Lennox Lewis në anën tjetër kishte regjistruar 44 duele, në të cilat 41 herë kishte triumfuar, 32 herë me nokauta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat