Zbulohet oferta për Wilder, shumë marramendëse për t’u ndeshur me 3 boksierë

Boksi

Zbulohet oferta për Wilder, shumë marramendëse për t’u ndeshur me 3 boksierë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 07:01
Deontay Wilder

Kompania televizive DAZN i ka ofruar boksierit amerikan Deontay Wilder shumën e 100 milionë dollarëve, për të zhvilluar 3 duele boksi. Wilder është kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Sipas “Daily Mail”, boksierit të pamposhtur amerikan i ka ardhur një ofertë e majme, për të zhvilluar 3 duele: Fillimisht ndaj Dominic Breazeale, më pas ndaj Anthony Joshua dhe në fund të zhvillojë revanshin me Tyson Fury.

Sipas marrëveshjes, Wilder do të arkëtojë 20 milionë dollarë nga dueli i parë me Breazeale si dhe nga 40 milionë dollarë nga dy sfidat e tjera, ato me Joshua e Fury. Ende nuk dihet nëse boksieri amerikan, 40 fitore e 1 barazim në karrierë, do të pranojë këtë ofertë. Më 18 maj, Wilder pritet të duelojë ndaj Breazeale në Nju Jork.

Sipas ofertës, pas kësaj sfide Wilder duhet të duelojë në fund të këtij viti ndaj Anthony Joshua, një sfidë që pritet të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Në fund do të jetë revanshi me Tyson Fury, një sfidë e shumëpritur nga të gjithë, pasi dueli i parë përfundoi në barazim. Pra, Wilder ka shansin të bëhet një boksier i pasur, vendimi për të ardhmen i takon vetëm atij…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat