Edmond Zefi kërkon mbështetje ndaj serbit, Dumitrov 

Boksi

Edmond Zefi kërkon mbështetje ndaj serbit, Dumitrov 

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Djaloshi me prejardhje nga Klina por që jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi, më 6 prill do të ngjitet sërish në ring në një ndër eventet më të fuqishme që zhvillohen në këtë vend “Night of Ëarriors” në Liberec, dhe dueli i vetëm i boksit do jetë i Zefit kurse tjerat ndeshje do jenë në MMA.

Zefi ashtu qysh premtoj do të ndeshet me serbin, Vanja Dumitrov, një boksier shumë i papërshtatshëm i cili është madje edhe me peshë më të madhe se Edmondi. Por ky fakt aspak nuk e frikëson shqipen i cili madje ka premtuar edhe fitore. “Unë po i zhvilloj stërvitjet në klubin e BFC Liberec me trajnerin Martin Berka dhe Emil Sivak.

Nga ana tjetër, sparing kam bërë me shumë boksier të nivelit të lartë për tu përgatitur sa më mirë. Sa i përket kundërshtarit tim që vjen nga Serbia,  Vanja Dimitrov,  ai do jetë dy pesha më lart se unë mirëpo kjo aspak mua nuk më frikëson, përkundrazi jam i motivuar maksimalisht për fitore të reja”, thotë Zefi për “ArenaRing”, duke apeluar tek fansat dhe shqipet të vijnë sa më shumë në palestër sepse ka nevojë për mbështetje.

“Pres mbështetje nga te gjithë vëllezërit tanë shqiptar të cilët mund të vijnë e ta shohin ndeshjen në qytetin Liberec në Çeki  ku mbahet një mbrëmje e madhe e cila quhet ‘Night of Warriors’. Ndryshe, Edmond Zefi në karrierën e tij katër herë ka qen kampion i Kosovës, poashtu sportist i dalluar në Kosovë ,fitues i shumë turneve në Kosovë si dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Po ashtu edhe përfaqësues i Kosovës në kampionat Evropian.

Në boksin profesionist ka zhvilluar dy ndeshje ku prej tyre ka po aq fitore. Ky djalosh njihet si një talent i madh i boksit dhe për këtë po flasin edhe vet sukseset. Ai synon që në të ardhmen të ndeshet edhe për titull Evrope dhe bote, andaj eja edhe ti dhe mbështete sepse Zefi ka nevojë për mbështetje për të arrit synimet e tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat