Marku-Godor: Përfundon pas vetëm dy rundeve

Boksi

Marku-Godor: Përfundon pas vetëm dy rundeve

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:16
Florian Marku

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të shtunën mbrëma.

Luftëtari dhe boksieri nga Lushnja triumfoi ndaj kundërshtarit, i cili kishte një bilanc prej 20 fitoreve dhe 66 humbjeve.

Edhe ashtu pritej triumfi i Markut, i cili e nokautoi tri herë kundërshtarin, derisa eventualisht fitoi pas vetëm rundit të dytë.

Meçi parshihej të zgjaste katër runde, por Markut i mjaftuan vetëm dy që ta siguronte fitoren.

Gjyqtari ndërpreu duelin në rundin e dytë, pasi Godor u nokautua plot tri herë brenda një periudhe të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat