Azemi, i artë në Bullgari 

Boksi

Azemi, i artë në Bullgari 

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:55
Azemi, i artë në Bullgari 

Boksieri i KB Shkupi dhe reprezentues i Maqedonisë Veriore, Ardijan Azemi (+80 kg), të premten, ka fituar medaljen e artë në turneun e fortë ndërkombëtar në boks për juniorë të rinj, “Emil Jechev”. 
Në finalen e madhe, ai e mposhti Roman Diar nga Kazakistani, në të cilën boksieri ynë i talentuar gjatë gjithë meçit ishte më ofensivë. Kujtojmë se, Azemi edhe në meçet paraprake tregoi luftëra të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë shpallet kampion.  
Meritorë për këtë rezultat të madh kanë edhe dy trajnerët e tij, Naser Haruni dhe profesor Blerim Saiti, të cilët vazhdimishtë e kanë mbëshetetur drejt suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat