E konfirmon Deontay Wilder, do të përballet me Dillian Whyte - Bota Sot
E konfirmon Deontay Wilder, do të përballet me Dillian Whyte

Boksi

E konfirmon Deontay Wilder, do të përballet me Dillian Whyte

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:40
Deontay Wilder

Deontay Wilder ka konfirmuar se do të përballet me boksierin Dillian Whyte.

Kanë mbetur më pak se gjashtë javë për të parë përsëri në ring kampionin e WBC, i cili do të përballet me Dominic Breazeale, për të mbrojtur titullin e tij të kampionit.

Kjo do të jetë lufta e parë e ‘bomberit të bronztë’ që nga barazimi ‘kontravers’ me Tyson Fury, në muajin dhjetor.

Pas atij dueli, ishte Dillian Whyte që kërkonte me ngulm një duel me Wilder, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Së fundmi, amerikani ka thënë se do ta bëjë të mundur përballjen me britanikun.

“Jam gati për gjithçka. Kjo është ajo për çfarë boksi është. Biznesi në boks është i çuditshëm, ndonjëherë ke ndonjë plan, por pastaj futet diçka në mes dhe prish të tërën” ka thënë Wilder për ‘Tha Boxing Voice’.

“Ne do të përballemi me njëri tjetrin, nëse jemi në divizionin e peshave super të rënda dhe djemtë do të boksojnë, ne do të ndeshemi” ka shtuar amerikani.

“Por, unë dhe Dillian Whyte – Definitivisht, nëse Whyte vazhdon të bëjë këtë që po bën, definitivisht do të përballemi” ka thënë kampioni i WBC.

Kujtojmë se ‘bomberi i bronztë’ do të zhvillojë edhe disa negociata për një revansh me Tyson Fury, pas duelit të tij që e ka pas gjashtë javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...