Shqiptari mëton titullin - Bota Sot
Shqiptari mëton titullin

Boksi

Shqiptari mëton titullin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Boksieri nga Fieri, Mikel Hodaj është gati për hapin e madh në karrierë. Talenti 20 vjeçar, i cili stërvitet në Francë, në 14 qershor do të ketë një ndeshje të rëndësishme për titullin ” International WBF”. Përballë tij do të jetë boksieri francez, Ali Yammouni (12 fitore e 7 humbje në boksin profesionist).

Për Hodajn kjo do të jetë ndeshja e 6-të në boksin profesionist, me rekord 5 fitore dhe asnjë humbje.

“Jam në prag të një ndeshjeje mjaft të rëndësishme për titullin ‘International WBF’. Shpresoj të jetë një përballje e bukur nga ne të dy. Ai është një kundërshtar i fortë dhe luftarak, por synimi im i vetëm do të jetë fitorja. Kam disa muaj që përgatitem për këtë ndeshje dhe ndihem në një formë shumë të mirë”, shprehet 20 vjeçari.

Mikel Hodaj e ka filluar karrierën si boksier në moshën 12 vjeçare, te ekipi i Apolonisë. Ne skuadrën fierake, Hodaj u shpall kampion kombëtar në të gjitha kategoritë ku mori pjesë. Në moshën 16 vjeçare Mikeli bëhet pjesë e klubit francez të boksit, Calais dhe fitoret e tij në boksin profesionist kanë bërë jehonë në shtypin sportiv francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...